NGA PASIONI PËR FITNES, NË MISION PËR TY.
Jam Blerdon Sopaj — IFBB Elite Pro në Men’s Physique, trajner profesionist, dhe nutricist i certifikuar. E kuptoj çfarë do të thotë kur thua “kam provuar gjithçka dhe asgjë nuk funksionon.” E kam kaluar vetë atë fazë. Kam qenë personi që nuk dinte çfarë po bënte në palestër, që hante gabim, që nuk kishte drejtim. Dallimi? Unë vendosa ta studioj këtë fushë deri në fund — jo vetëm ta provoj.
Jam certifikuar në nutricion sportiv, fiziologji të ushtrimit, dhe menaxhim të suplementeve. Kam punuar me qindra klientë — nga personat me mbipeshë deri te sportistë që përgatiten për skenë. Dhe kam garuar vetë deri në nivelin më të lartë, duke fituar çmimin IFBB Elite Pro në kategorinë Men’s Physique.
Por mbi të gjitha, jam njeri që e din si ndihesh kur nuk je mirë me trupin tënd. Dhe e di si ndihesh kur e sheh ndryshimin e parë në pasqyrë. Atë ndjenjë unë dua ta jap çdo klienti tim.